Thaçi në konferencë me Juncker, kërkon trajtim të barabartë për Kosovën

Thaçi në konferencë me Juncker, kërkon trajtim të barabartë për Kosovën

Pas takimit me delegacionin e lartë të Bashkimit Evropian, i përbërë nga Jean-Claude Juncker, Johanes Hahn dhe Frederica Mogherini, presidenti Thaçi ka folur në një konferencë për media.

Thaçi ka thënë se vizita e këtij delegacioni i jep kuptim dhe mbështetje përpjekjeve për hapa të shpejtë në rrugën tonë për anëtarësim në BE, raporton Periskopi.

Thaçi ka thënë se pret që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me të gjithë.

“Ne presim trajtim të barabart dhe qartësim në rrugën tonë përpara, sepse kjo do të sjellë stabilizim dhe paqe për tërë rajonin”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë e ku ka falenderuar për përkushtim dhe durim Frederica Mogherinin, dhe ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në këtë proces.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për çështjen e demarkacionit.

“Të gjithë e kemi të qartë se pse sot Kuvendi nuk arriti të ratifikojë demarkacionin. Mirëpo, jam I bindur se marrëveshja do të kalojë në ditët e ardhshme dhe jam i bindur që sapo të ndodhë kjo, Juncker dhe BE do të bëjë punën e tyre dhe do t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Thaçi. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: