Thaçi: Për pak dëm që ia kemi bërë Serbisë, kemi marrë flakaresh nga SHBA-ja

Periskopi.com Lajme

Hashim Thaçi ka thënë se nuk është menduar asnjëherë që Kosova mund të vijë në pozicion kur në diskutim do të vinte marrëdhënia e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti Hashim Thaçi duke folur për taksën e vënë për produktet serbe, ka pranuar se Serbisë i është bërë dëm, por për të cilin nuk e vlen barra qiranë.

“Nuk besoj që ka lider në Kosovë që ndihet mirë që e kemi dëmtuar Serbinë pak milionë euro dhe e kemi fituar një flakaresh nga SHBA”, ka thënë Thaçi në RTSH.

“Kosova nuk duhet të jetë ajo që krijon pengesa në procesin e dialogut. Besoj se në ditët dhe javët e ardhme do të gjendet një zgjidhje kreative”, ka thënë Thaçi, duke folur për kërkesën që ka bërë SHBA që taksa të pezullohet.

“Asnjë dëm në raport me Serbinë nuk e justifikon dëmtimin e raportit me SHBA-në”.

Sa i përket telefonatës që ka pasur me Këshilltarin për Siguri të SHBA-së, John Bolton, Thaçi është shprehur: “Bolton ka kërkuar pezullimin e taksës dhe hapjes së mundësisë për dialog. Ai ka theksuar se SHBA-së po i humb durimi”.

Shpërndaje në: