Torino pushtohet nga Covid-19: Tetë futbollistë dalin pozitiv

Torino pushtohet nga Covid-19: Tetë futbollistë dalin pozitiv

Torino ka 10 raste me koronavirus dhe Nicolas Nkoulou raportohet se është lojtari i tetë që ka dalë pozitiv me koronavirus në klub.

”Tuttomercatoweb” zbulon se mbrojtësi është rasti i tetë pozitiv në mesin e lojtarëve, derisa janë dhjetë raste në total, përfshirë dy pjestarë të stafit, transmeton Periskopi.

Alessandro Buongiorno dhe Nicola Murru rezultuan pozitiv më 18 shkurt, me Karol Linetty që udhëtoi në shtëpi nga Cagliari para ndeshjes të premten, derisa rezultoi pozitiv të shtunën.

Daniele Baselli, Andrea Belotti, ëilfried Singo dhe Bremer kanë dalë pozitiv nga atëherë dhe rasti i fundit pozitiv u regjistrua sot, derisa Nkoulou është aktualisht jashtë me koronavirus.

Ndeshja kundër Sassuolos, e paraparë të zhvillohej sonte, është shtyer për 17 mars nga ora 15:00. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: