“Tradhti e miqve”, Klitschko bën akuza të rënda kundër Gjermanisë

“Tradhti e miqve”, Klitschko bën akuza të rënda kundër Gjermanisë

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Gjermanisë për të ndaluar dërgimin e armëve në Ukrainë dhe me inisistimin e saj për gazpërcuesin“ North Stream 2”.

“Kjo do të thotë të mos i ofrosh ndihmë mikut në një situatë dramatike në të cilën ndodhet vendi ynë” ka thënë Klitschko për gazetën gjermane Bild, përcjell Periskopi.

Sipas tij, shumëkush është duke pyetur a është Gjermania në anën e lirisë apo të agresorit. Klitschko ka theksuar se tani janë të nevojshme sinjalet e shtetit më të rëndësishëm të Europës.

Kampioni i shumëfishtë i kategorive të rënda të boksit ka thënë se Gjermania duhet të kujdeset që lobistëve si kancelari gjerman t’u ndalohet me ligj që të punojnë për regjimin rus. Këto sanksione, do të ishin të dhembshme për shumëkënd, ka vazhduar ai.

Klitschko ka shtuar tutje se Ukraina vetëm do që të jetë vend i pavarur demokratik dhe i lirë.

“Për këtë arsye në vitin 2014 kemi demonstruar në sheshin Majdan muaj të tërë. Pikërisht për këtë do të luftojmë edhe më tej, nuk do ta sulmojmë askënd por vetëm do ta mbrojmë vendin tonë” ka thënë ai.

Klitschko, është biri i një gjenerali sovjetik i cili ka shërbyer edhe në Gjermaninë Lindore, bashkë me të vëllain po ashtu kampion boksi, kanë jetuar një kohë të gjatë në Gjermani. Vitali nga viti 2005 merret me politikë./Periskopi/

Shpërndaje në: