Trump pritet në Korenë e Jugut me medalje dhe kurorë të lashtë ari (VIDEO)
Presidentit të SHBA-së, Donald Trump pas mbërritjes së tij në Korenë e Jugut në kuadër të turneut të tij në Azi është pritur me medalje dhe dhurata.
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung gjatë takimit në Gyeongju i dhuroi Trump një kurorë të lashtë prej ari dhe një medalje.
“Do të doja ta vishja tani”, tha Trump pasi iu dha medalja.
Përveç medaljes e cila është çmimi më të lartë, presidenti amerikan mori një kopje të një kurore historike të artë, të cilën ai e përshkroi si shumë të veçantë. Sipas Muzeut Kombëtar të Koresë, kurora e artë e mbretërisë së lashtë Silla simbolizonte autoritetin e shenjtë dhe sovranitetin absolut të mbretërve dhe klasës sunduese.
Më parë, zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha se dhurata kishte për qëllim të shënonte epokën e re të bashkëjetesës paqësore dhe zhvillimit të përbashkët në Gadishullin Korean, në të cilën Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë./Periskopi/



