U fryen se Kurti e mban çadrën vet: Burri i Albulena Haxhiut ekspozohet si ‘mikroborxhez’ i vërtetë

U fryen se Kurti e mban çadrën vet: Burri i Albulena Haxhiut ekspozohet si ‘mikroborxhez’ i vërtetë

Në grupin famoz “Me Kryeministrin” që mbledh mbi 350 mijë simpatizantë të kryeministrit Kurti së fundi u lavdërua ky i fundit që në Samitin e Brdos kishte mbajtur çadrën me duart e tij. Por, modestia e Kurtit në samit duket se thjesht ka qenë protokollare pasi të gjithë liderët e tjerë kishin mbajtur çadrat po vet. 

Sidoqoftë, një lexues i ka dërguar Periskopit një fotografi ‘rrëqethëse’ ku duket burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, me një çadërmbajtës personal.

Alban Krasniqi po garon për të parin e Malishevës, një komunë e vogël në qendër të Kosovës.

Ai shihet në një aktivitet derisa rri me duart në pozicion interesant ndërsa një person tjetër i mban çadrën.

Krasniqi duket se ishte në një terren sportiv në atë moment.

Shpërndaje në: