U pranuan gjysë mijë afganë në Kosovë, Sveçla kërkon ndihmë ndërkombëtare

U pranuan gjysë mijë afganë në Kosovë, Sveçla kërkon ndihmë ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbajtur takim koordinues me organizatat ndërkombëtare në Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes dhe nevojave aktuale lidhur me strehimin e përkohshëm të qytetarëve afgan në Kosovë të cilave u ka kërkuar mbështetje. 

Sveçla bëri të ditur se deri më tani në Kosovë kanë arritur 467 afganë, të cilët janë tashmë të strehuar.

Ai shtoi se me ndihmën e NATO-s, u janë ofruar kushtet e nevojshme për akomodim fillestar të strehuarve.

Sveçla ka thënë se në këtë proces është shumë i nevojshëm përkrahja edhe e organizatave ndërkombëtare që janë të vendosura në Kosovë dhe me këtë qëllim i ka ftuar për të parë mundësitë e tyre për të ndihmuar në këtë proces të rëndësishëm, si dhe për të vendosur kanalet e drejta të komunikimit dhe koordinimit.

“Qeveria e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së SHBA-së dhe NATO-s, për të strehuar përkohësisht qytetarët afgan. Ne jemi zotuar për të ofruar kushte dinjitoze të akomodimit, për të ju bërë sa më të lehtë qëndrimin e tyre në Kosovë. Megjithatë, nevoja për mbështetje të organizatave të huaja është po ashtu shumë e rëndësishme për ne”, theksoi Sveçla.

Ndërsa përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë, theksuan gatishmërinë e tyre që në bazë të nevojave të identifikuara dhe mundësive, të jenë në dispozicion të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për të ndihmuar në këtë proces.

Në takim u diskuan edhe modalitet me të cilat do të operojnë institucionet e Kosovës, rreth strehimit të qytetarëve afgan, gjithnjë duke ju garantuar të gjitha të drejtat e tyre sipas ligjit, përfshi jetën e re sociale, të cilin do ta kenë gjatë qëndrimit në Kosovë.

Shpërndaje në: