UEFA hap procesin e aplikimit për nikoqirin e Euro 2028

UEFA hap procesin e aplikimit për nikoqirin e Euro 2028

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka hapur procesin për aplikimin e vendeve evropiane që të organizojnë Euro 2028.

Vendet që janë të interesuara të organizojë Kampionatin Evropian pas shtatë viteve, do të kenë mundësi të aplikojnë deri në mars të vitit 2022, transmeton Periskopi.

Zgjedhja e vendit nikoqir do të bëhet në shtator të vitit 2023.

Euro 2028 planifikohet t’i ketë 51 ndeshje në kalendar dhe 24 skuadra pjesëmarrëse, siç ka ndodhur në dy turnetë e fundit. /Periskopi/

Shpërndaje në: