UEFA zbulon formacionin më të mirë në këtë edicion të Ligës se Kampionëve

UEFA zbulon formacionin më të mirë në këtë edicion të Ligës se Kampionëve

Real Madridi është fituesi i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22 pasi në finale e mposhti Liverpoolin me rezultat 1-0.

Ky ishte titulli i 14-të për këtë skuadër që me Carlo Ancelottin si trajner e fitoi edhe titullin e kampionit në La Liga, transmeton KosovaPress.

UEFA sot ka publikuar formacionin më të mirë të këtij edicioni në këtë kompeticion.

Treshja e sulmit përbëhët nga dy yjet e Real Madrid Vinicius-Benzema si dhe sulmuesi i PSG-së Kylian Mbappe.

Në mesfushë janë përzgjedhur Modric, Fabinho dhe Kevind De bruyne, kurse mbrojtja dominohet nga skuadra e Liverpoolit me Robertson, Van Dijk dhe Arnold,, kurse mbrojtësi i katërt është Rudiger i Chelseat.

Në portë është Thibaut Courtois i cili ishte vendimtar për Real Madridit me pritjet e tij në finale.

Shpërndaje në: