Vajzat në Afganistan të pashpresa për edukimin e tyre në regjimin e talibanëve

Vajzat në Afganistan të pashpresa për edukimin e tyre në regjimin e talibanëve

Nxënësit afganë janë kthyer në shkolla nën regjimin e talibanëve dhe thonë se ndihen “të shqetësuar dhe të pashpresë” për të ardhmen e tyre.

Edhe pse liderët talibanë kanë dhënë premtime se nuk do t’i përsërisin praktikat brutale që i përdorën kur kanë qenë në pushtet nga viti 1996 deri në vitin 2001. Por për shumë afganë, fjalët nuk janë siguri e mjaftueshme.

Një mësuese e një shkolle afgane në Kabul, Sadia Sherifian, ka thënë “Unë shpresoj që Emirati Islamik (Qeveria talibane) t’i mbajë premtimet e veta dhe studentët të mund t’i vazhdojnë studimet e tyre”.

Ajo gjithashtu thekson se “ka pasur shumë abuzime të grave gjatë sundimit të mëparshëm të talibanëve. Kjo është arsyeja pse vajzat ndjehen të pasigurta teksa shkojnë në shkollë”.

Sipas Sherifian, kishte rreth 45 deri në 50 nxënës në klasa para se ta merrnin në dorë talibanët. Tani janë vetëm 15 studentë në klasë.

Një nxënës për Euronës ka thënë se derisa shkojnë në shkollë janë nën rrezik dhe se janë të shqetësurar për të ardhmen e tyre.

Mësuesit e shkollave në Afganistan janë gjithashtu kryesisht gra, kështu që mësuesit shqetësohen se ndarja e djemve dhe vajzave mund të jetë e vështirë.

Një pedagoge universitare tha se gratë e përbëjnë 48.5 përqind të fuqisë punëtore në vend.

Mos lejimi i grave për të punuar, siç mund të ketë frikë shumë, do të ketë ndikim jo vetëm në shoqëri por edhe në ekonomi, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në: