Van de Beek optimist: Solskjaer më ka thënë se ka nevojë për mua te Man Utd

Van de Beek optimist: Solskjaer më ka thënë se ka nevojë për mua te Man Utd

Ole Gunnar Solskjaer duket se bën kalkulimet e tij edhe mbi Donny van de Beek.

Mesfushori holandez është transferuar tek United nga Ajax në sezonin 2020/21, por nuk arriti të fitonte një pozitë në formacionin bazë të skuadrës.

Megjithatë, lojtari nuk është dorëzuar akoma. Madje ai duket i motivuar nga fjalët e trajnerit të tij. Sipas Van de Beek, Solskjaer do të llogarisë në lojtarin gjatë këtij sezoni.

“Kam folur me trajnerin për këtë (interesimin nga Everton). Ishte i qartë, donte që unë të rri këtu”, ka thënë Van de Beek, transmeton Periskopi.

“Trajneri ishte shumë pozitiv rreth meje dhe më tha: ‘Kam nevojë për ty dhe dua të të mbajë këtu”, shtoi holandezi.

Van de Beek kalonte nga Ajaxi te Manchester United për shumën e 35 milionë funteve. /Periskopi/

Shpërndaje në: