Vdekja e Adorno-s

Vdekja e Adorno-s

Dücane CÜNDİOĞLU

Penë e njohur e së majtës europiane. Ndër themeluesit e asaj shkollës në zë – të Frankfurtit. Pavarësisht në qe kompozitor  i dobët, shpaguan veten kur merret si një teoricien i mirë muzike.

Penë e palodhur në muzikë, gjuhë, filozofi, estetikë, teori sociale.
Posedues i një ekzemplari prej 23 veprash.

Për disa një mjeshtër i mendimit bashkëkohor, një teoricient i madh, për disa revizionist.

Nxënës, ndjekës dhe kritik i kritikut më të pafat letrar të shekullit XX, Walter Benjaminit. Se a ka dozë përgjegjësie të tij në pashpresën madje edhe vdekjen e Benjaminit, bashakarisht me Max Horhkaimerin e Gershom Scholemin, kjo mbetet e dyshimtë. (Vetë evolimi i relacionit Benjamin-Adorno është temë që do trajtim në vete, e që ky relacion është poaq tragjik sa vetë vdekja e të dyve)
Adorno ç’është e vërteta është pak a shumë inkarnimi i përplasjeve të brendshme të së majtës europiane. Një kredo e zbehur,  e si e zbehur e detyruar t’iu përgjigjet akuzave se  po e dobëson “praktikën revolucionare” të Shkollës së Frankfurtit. Madje në periudhën e fundit edhe dëshmitar i kthimit të vetevetës në piketim të antikapitalizmit të pakomrpomis. Krejt në fund, i përshendetur nga jeta si një teoricen i ngelur në mesin e këtij mali shigjetimesh të ndërsjella.
Njëherë prej herave do ta mbronte veten kështu:

“Teksa kam ndërtuar modelin tim teorik nuk kam antipicuar se do të dalin njerëz që këtë model do të tentonin ta realizonin me koktejë molotovi”.

Por ç’e do kur kjo mbrojtje jo vetëm që s’vleu, por vetëm sa sforcoi edhe më tej zemëratat e kundërshtarëve ndaj tij, për tu kthyer në një protestë interesante, por që do ta godiste personën e tij mu në zemer

Nëse pajtoheni po e lexojmë ngjarjen nga pena e Martin Jay, përkatësisht si shkoqitje nga vepra  e tij e titulluar “Adorno”:

“Në prill të vitit 1969, tri aktiviste femra të një grupi militant futen në sallën ku po ligjëronte Adorno, drejtohen kah foltorja, zhvishen  nxjerrin gjintë dhe “mbulojnë” profesorin me lule, puthje erotike dhe shtrëngime. I fyer e i poshtëruar profesori niset drejt daljes së sallës, kurse nga pas i rastisë të dëgjojë një gulçimë nga ovacionet e studentëve: “Vdiq Institucioni Adorno!”’

Katër muaj pas ngjarjes së Frankfurtit, dhe një muaj pasi që kishte mbushur 66 vite, Adorno u ndodh edhe para një skenari tjetër salle, atij të “Vrasësit të babait” (Patricide) që edhe i shkaktoi infarktin, përkatësisht vdekjen.
Protesta e kështuzme është  prej llojit të atyre që nuk shpjegohen me konsideratat e mendjes, sido që të jetë puna, nevoja, apo kushdo që të jetë interlokuesi.
A s’është fundi i saj, vendi ku mbaron  fjala, e ku emërtimet si dogmatizëm, verbëri ideologjike etj., s’shpjegojnë gjë?

Madje kjo përkundër debatit të papërfunduar (por qëndror), në historinë e reflektimeve filozofike kontinentale, në duhet ta  bartë femra apo mashkulli flamurin e “praktikës revolucionare?”

Rrjedhimisht më kujtua përfundimi edhe më tragjik i njerit prej emrave të rëndësishëm të Mesjetës: Abelardit. Edhe rrëfenja e tij, poaq sa e Adrono-s,  ka qenë rrëfenjë palumturie.

Por definimi i fajit duke marrur për bazë vetëm më të dëmtuarin/t, është pa asnjë dyshim padrejtësi.

Në të njejtën mynyrë siç i shpëtojnë syrit, ndjenjat dhe mendimet e atyre që denuan Abelardin, edhe tek fundi tragjik të Adornos, s’kam dyshim se përqëllimi real i atyre tre femrave mjegullon (në sytë tanë) kuptimin.

Si konsideratë për palën që mendon ndryshe pyes pra:

Ç’mendoni, ç’ishte ajo që i shtyri ato tri femra militante drejt një veprimi të tillë, dhe ç’synuan realisht? Një ndihmesë: përgjigja mund të jetë vetëm përgjigje femre, përgjigje prej njeriu.

Përktheu: Fatlum Sadiku

Shpërndaje në: