Vdes një 34-vjeçar në “Mati 1”, Policia nis hetimet

Vdes një 34-vjeçar në “Mati 1”, Policia nis hetimet

Një person ka vdekur sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se rreth orës 04:00 kanë pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin i cili po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për “Zërin”.

Shpërndaje në: