Veliu i prerë ndaj VV-së: Iu kemi bërë ofertë, tash po presim

Veliu i prerë ndaj VV-së: Iu kemi bërë ofertë, tash po presim

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, e ka thënë sërish se partia e tij e ka dhënë ofertën e fundit për VV-në, ku ajo kërkon kryekuvendarin dhe se janë në pritje të përgjigjes nga partia e Kurtit.

“Ne e kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që VV të deklarohet, përndryshe diçka tjetër nuk do të kemi. Mirëpo oferta jonë  është parimore dhe kryesia e LDK’së do të qëndroj aty ku”, ka thënë Veliu para gazetarëve, pas homazheve të bërë te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së tij.

I pyetur se çfarë do të vendos sot Kryesia e LDK-së, Veliu ka thënë se nuk mund ta dijë.

“Nuk mund të perjudikoj çfarë mund të vendos”, ka deklaruar Veliu.

Ndërsa për marrëveshjen që të nisin fluturimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Veliu thotë para mediave që e përkrahin çdo lëvizje që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Po çdo lëvizje pozitive që çon ka normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët ne e vlerësojmë si pozitive dhe sigurisht që LDK do të kontribuoj në këtë çështje”, deklaroi ai.

Kujtojmë se Kryesia e LDK-së do të mblidhet sot nga ora 14:00.

Shpërndaje në: