“Vendimi i Ministrit Latifi është absurd dhe në teh të antishqiptarizmit”

“Vendimi i Ministrit Latifi është absurd dhe në teh të antishqiptarizmit”

Publicisti shqiptar në SHBA dhe njëherit edhe ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka kritikuar vendimin Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për ndalimin e hyrjes në Kosovë për qyetarët që nuk i kanë marrë tri vaksina anti-Covid.

Lushi ka kritikuar këtë vendim duke thënë se është absurd, teksa ka thënë edhe se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Republikës së Kosovës tani do e kenë më të vështirë qarkullimin. Ai ka shtuar se këto lloj masash janë drakonike dhe të pajustifikueshme logjikisht.

“Vendimi i Ministrit Rifat Latifi të ndalojë qytetarët dhe shqiptarët jashtë Kosovës të takohen dhe bashkohen me shqiptarët e Kosovës, nën pretekstin e tri vaksinave, është absurd dhe në teh të antishqiptarizmit. Kësi masash janë drakonike dhe të pajustifikueshme logjikisht– pasi u lejuan shqiptarët nga Diaspora të shpenzojnë paratë në atdhe për festat e fundvitit. Skandal i dekadës. Ju lutem shqiptarë jashtë Kosovës të na falni!”, ka thënë ai.

Ndryshe, vendimi i MSH-së është kritikuar edhe nga politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni të Veriut.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani,  përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook ka thënë se vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës për ashpërsimin e masave ka vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Ajo ka ftuar Qeverinë që ta rishqyrtojë vendimin e marrë, apo edhe ta plotësojë, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve.

Edhe minsitri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, e ka telefonuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifin, për t’i kërkuar që ta heq masën për parandalimin e Covidit, me të cilën atyre që hyjnë nga jashtë në Kosovë, u kërkohen dëshmi se janë vaksinuar me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit, raporton Gazeta Express.

Ministri Bekim Sali ia ka shprehur homologut të tij nga Kosova brengën e qytetarëve, të cilët thuhet se janë kufizuar ndjeshëm nga kjo masë.

Shpërndaje në: