Vjen lajmi i bujshëm për Xhakën pasi përfundoi karriera e tij tek Arsenali

Periskopi.com Sporti

Mesfushori kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka me shumë gjasë do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Spekulimet për largimin e tij i ngriti edhe më shumë Unai Emery, i cili refuzoi ta pranonte se mesfushori do të luajë përsëri për klubin, shkruan një person nga Redaksia e sportit të Periskopit.

E tani, “The Mirror” raporton se “Topçinjtë” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për lojtarin që vjen nga një qytet pa lum.

Kjo gazetë duket se di diçka më shumë se ne në Periskop pasi ka potencuar se karriera e tij në “Emirates” veç ka pëfunduar.

Sidoqoftë, nëse ai largohet do t’i ketë disa opsione për të zgjedhur destinacionin, përfshirë klube si Milani dhe Interi, fuqishëm shpresojmë që të përfundojë te “Nerazzurrët”.

Mirëpo, kjo ishte vetëm për Itali, pasi në Spanjë interesim për të ka shprehur edhe skuadra që mbrohet me të gjitha forcat, Atletico Madridi.

Kur flasim për transferime, klube e gjëra të tilla të mërzitshme, duhet theksuar se Xhaka ishte transferuar nga Borussia Monchengladbach tek Arsenali për 36 milionë funte që i bie 40 milionë euro (e shikuam në Google këmbimin monetar, por kjo ka pak rëndësi).

Shpresojmë se të paktën një 10 milionësh e ka marrë Xhaka nga tërë kjo shumë, përndryshe, nuk besojmë se Graniti i ka punët keq sa i përket financave, por kjo s’është puna jonë, nëse i ka, “erifi” i ka për veti. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: