Vlera e skuadrës së Barcelonës ka pësuar rënie prej 484 milionë eurove

Vlera e skuadrës së Barcelonës ka pësuar rënie prej 484 milionë eurove

Skuadra e Barcelonës ka pësuar një rënie të jashtëzakonshme në vlerën e saj.

Katalanët ishin dikur skuadra më e frikshme në Evropë, por një bord i dobët, me një president të tmerrshëm, bëri që skuadra ta humbte edhe Lionel Messin.

Por, jo vetëm kaq. Në tri vitet  e fundit, vlera e skuadrës ka rënë për 484 milionë euro, përcjell Periskopi.

‘Transfermarkt’ vlersonte Barcelonën me 1.16 miliardë në vitin 2018, kurse fondi i lojtarëve aktual vlen vetëm 676 milionë euro sipas të njëjtit burim.

Barcelona tani është skuadra e 10-të më e vlefshme në botë. Manchester City është lider në këtë aspekt, me skuadrën që i vlenë 1.04 miliardë. /Periskopi/

Shpërndaje në: