Vrasja në Pejë, Konjufca: Është urgjente konsolidimi i mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë

Vrasja në Pejë, Konjufca: Është urgjente konsolidimi i mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar vrasjen e sotme të një gruaje në Pejë.

Fjalimin e tij në forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë, ai e ka nisur me vrasjen në Pejë.

Ai ka vlerësuar se është urgjente konsolidimi i mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë.

“Sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm. Vrasja edhe e një gruaje tjetër në qytetin e Pejës pas asaj që ndodhi këtë javë edhe në qytetin e Ferizajt ku një grua u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Ajo që duhet të ndodhë dhe që është urgjente është konsolidimi i mekanizmave tonë të sigurisë dhe gjyqësisë para së gjithash që rastet e tilla më të mos ndodhin, meqenëse shumica e rasteve që po ndodhin në Kosovë kundër grave dhe vajzave e dhuna e tmerrshme e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave të cilët edhe më herët kanë pasë raste penale, raste të shkeljeve të rënda”, ka thënë Konjufca.

Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e gruas në Pejë nga bashkëshorti i saj

Shpërndaje në: