Vuçiq: Nuk i njohim referendumet e Rusisë në Ukrainë

Vuçiq: Nuk i njohim referendumet e Rusisë në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës nga Rusia, pavarësisht marrëdhënieve të ngrohta mes Beogradit dhe Moskës.

Vuçiq tha se e bën këtë pasi është në interesin e Serbisë që të mbrojë integritetin territorial të shteteve të njohura ndërkombëtarisht, pasi edhe vetë “po mbrojnë integritetin territorial”.

“Serbia nuk do të njohë ato referendume, pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të OKB-së. Ne po mbrojmë integritetin tonë territorial dhe është në interesin tonë më të mirë të mbrojmë integritetin territorial të vendeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, varet nga Rusia për furnizimet me gaz natyror dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për veprimet e saj në Ukrainë, raporton DW.

Shpërndaje në: