VV e qet Fitore Pacollin në konferencë: Exit pollet joserioze, ne do të jemi fitues në komunat më të fuqishme

VV e qet Fitore Pacollin në konferencë: Exit pollet joserioze, ne do të jemi fitues në komunat më të fuqishme

Fitore Pacolli e Vetëvendosjes, ka goditur kompanitë që kanë bërë sondazhe, të cilat e kishin qitur Vetëvendosjen fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por tani znj. Pacolli e VV-së, të njëjtat kompani i akuzon si joserioze.

« Në rastin më të mirë janë thelbësisht jo serioze dhe duhet të shihen në kuadër të propagandës të javëve të fundit kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Rezultatet finale që priten shumë shpejt do të dëshmojnë edhe një herë që në garë ka qenë VV kundrej gjithë subjekteve tjera dhe VV do të dalë fituese në komunat më të fuqishme të vendit », ka thënë Pacolli./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: