VV paralajmëron: “Një rritje e dytë e çmimeve sigurisht se do të ndodhë pas rritjes së pagave”

VV paralajmëron: “Një rritje e dytë e çmimeve sigurisht se do të ndodhë pas rritjes së pagave”

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, kishte kaluar kohë të gjatë në opozitë. Dhe, shpesh kishte reaguar edhe kur çmimet ndodhte të rriteshin.

Kjo parti politike, kishte reaguar kundër rritjes së çmimeve dhe në 22 qershorin e vitit 2019 kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

Në atë kohë kishte ndodhur një rritje e vogël çmimesh, e pakrahueshme me rritjen aktuale të madhe të çmimeve, përcjell Periskopi.

Partia personale e kryeministrit Kurti mbronte qytetarët e varfër të Republikës së Kosovës që do të goditeshin rëndë prej saj.

“Këto çmime janë rritur ende pa u rritur pagat, dhe një rritje e dytë sigurisht se do të ndodhë pas rritjes së pagave. Ndërkohë që pagat pritet të rriten për disa, çmimet po rriten për të gjithë e fuqia blerëse po zvogëlohet më së shumti tek të varfërit.” – shkruante Vetëvendosje.

Kjo parti, pra siç mund ta vëreni, paralajmëronte edhe rritje të çmimeve me rritje të pagave.

Së fundi, kryeministri Kurti e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke kritikuar kritikët e tij, siç bën zakonisht.

Shpërndaje në: