West Ham fiton në shtëpi, mposht Chelsean

West Ham fiton në shtëpi, mposht Chelsean

West Ham United e ka fituar përballjen dramatike ndaj Chelsea, me rezultatin 3:2.

Willian në minutën e 42’, kaloi Chelsean në epërsi, duke shënuar nga penalltia.

Tomas Soucek barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.

Michail Antonio në minutën e 51’, u përkujdes për përmbysjen e shifrave, duke shënuar për 2:1.

Ishte Willian që shënoi sërish për Chelsea, 2:2.

Fitoren West Hamit ia solli Andriy Yarmolenko, që në minutat shtesë realizoi një supergol.

Me këtë fitore, West Ham renditet në vendin e 16 me 30 pikë, ndërsa Chelsea me 54 pikë, mbetet në vendin e katërt.

Shpërndaje në: