Ylli i Dritës shpallet ‘Lojtari i Javës’ në Superligë

Ylli i Dritës shpallet ‘Lojtari i Javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Kësaj radhe ky çmim i ka takuar sulmuesit të ri të Dritës, Ardit Tahirit, njofton FFK.

Tahiri u inkuadrua në dhjetë minutat e fundit të pjesës së dytë dhe i mjaftuan disa minuta për ta shënuar golin e vetëm që doli të jetë i tre pikëve për skuadrën e tij.

18-vjeçari i ardhur te Drita merkaton e verës ka shënuar tre gola në po aq ndeshje të luajtura me gjilanasit.

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Fadil Sylejmani, menaxher i degës së BKT-së në Gjilan.

 

Shpërndaje në: