Zbulohet ekipi i ri i Muriq

Zbulohet ekipi i ri i Muriq

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, pritet të zyrtarizohet së shpejti te Burnley.

Një produkt i akademisë së Manchester Cityt, Muriq nuk është futur në ekipin e parë te Citizens dhe përkundrazi e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në huazim.

Sezonin e kaluar, ai shkoi në huazim te Adana Demirspor në Turqi dhe zhvilloi 32 paraqitje për ta, duke mbajtur dhjetë herë portën e pastër.

Muriq do të shpresojë të vazhdojë zhvillimin e tij me Burnley dhe t’i ndihmojë ata të kthehen në Premier League.

Kosovari do të transferohet te Burnley për rreth 3 milionë euro.

Shpërndaje në: