Zelensky: Askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta

Zelensky: Askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta

Në fjalimin e tij të përditshëm me video, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë, por ai vlerësoi sesi forcat e tij të armatosura po pengonin trupat ruse të pushtonin lindjen e vendit.

Zelensky, deklaroi se ishte krenar për ukrainasit që po frenonin përparimin rus në rajonin e Donbasit.

“Mos harroni se si në Rusi, në fillim të majit, ata shpresonin të pushtonin të gjithë Donbasin? Është tashmë dita e 108 e luftës, tashmë qershori. Donbasi po vazhdon”.

Forcat pushtuese ruse nuk arritën të kapnin kryeqytetin Kiev, në ditët e para të luftës, duke e detyruar atë të përqendrohej në Donbas, duke u përpjekur të kapte pjesët e rajonit kryesisht rusishtfolës, që ishin ende nën kontrollin e Kievit.

Shpërndaje në: