Zelensky i drejtohet Rusisë: Edhe në errësirë bota po i sheh krimet e juaja, më mirë pa gaz sesa me ju

Zelensky i drejtohet Rusisë: Edhe në errësirë bota po i sheh krimet e juaja, më mirë pa gaz sesa me ju

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është përgjigjur në mënyrë të ashpër ndaj sulmeve ruse në rajonin e Khrakiv, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Në nje prononcim të tij në Telegram, presidenti ukrainas tha se edhe pse Kremlini po përpiqej t’i largonte njerëzit nga “gazi, ndriqimi, ushqimi dhe uji”, ata nuk do kenë sukses në mposhtjen e tyre.

“Ende mendoni se ju mund të në frikësoni, të na thyeni, të na bëni që ne të pranojmë lëshime?” pyeti ai në mënyrë polemike.

“Edhe nëpërmjet errësirës së padeportueshme, Ukraina dhe bota e civilizuar mund t’i sheh këto akte terroriste”.

Sulme të qëllimshme dhe cinike ndaj infrastrukturës civile. Rajonet e Kharkiv dhe Donetsk u shkyqën. Në Zaporizhia, Dnipropetrovsk dhe Sumu ka problem më energjinë elektrike”

“A mendoni ende që nje jemi “një popull”?

Vërtetë nuk kuptoni asgjë?

A nuk e kuptoni se kush jemi ne? Për çka qëndrojmë ne? Për çka po flasim?

Mi lexoni buzët:

Më mirë pa gaz ose pa ju? Pa ju!

Më mirë pa ndriqim ose pa ju? Pa ju!

Më mirë pa ujë ose pa ju? Pa ju!

Më mirë pa ushqim ose pa ju? Pa ju!

I ftohti, errësira dhe etja për ujë nuk janë aq të frikshme dhe vdekjeprurëse për ne sesa “shoqëria dhe vëllazëria” juaj.

Por historia do të vendos gjithçka në vendin e vetë. Dhe ne do të jemi me gaz, me ndriqim, me ushqim dhe me ujë… dhe PA ju! /Periskopi/

Shpërndaje në: