Zohreh Koudaei kërcënon ta padisë Federatën Jordaneze pas akuzave se është burrë

Zohreh Koudaei kërcënon ta padisë Federatën Jordaneze pas akuzave se është burrë

Zohreh Koudaei kërcënon ta padisë Federatën Jordaneze pas akuzave se është burrë

Zohreh Koudaei, portierja e Kombëtares së Iranit, ka kërcërnuar ta padisë Federatën Jordaneze të Futbollit pasi e akuzoi se ajo është në fakt burrë.

Akuzat u bën kundër Koudaeit pas fitores së Iranit kundër Jordanisë në shtator.

Të dy skuadrat po luanin një ndeshje kualifikuese për Kupën e Azisë së Grave që do të mbahet vitin e ardhshëm në janar, teksa Irani triumfoi pas goditjes së penalltive, transmeton Periskopi.

Koudaei bëri dy pritje brilante në 11-metërsha, duke ndihmuar Iranin të fitojë një vend në Kupën e Azisë për herë të parë në histori të vendit.

Presidenti i Federatës Jordaneze të Futbollit pastaj e zbuloi në Twitter se ai ka bërë një kërkesë për ‘verifikim të gjinisë’ së Koudaeit në shtator dhe kërkoi hetim zyrtar rreth çështjes.

Koudaei është kundërpërgjigjur ndaj akuzave dhe ka kërcënuar ta padisë Federatën Jordaneze.

”Jam grua,” tha ajo për gazetën turke ‘Hurriyet’. ”Ky është bulizëm nga Jordania. Do ta padis Federatën Jordaneze.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: