Zv.kryeministrja shkarkon këshilltaren: Dyshohet se babai i saj u përfshi në skandalin 2 milionësh

Zv.kryeministrja shkarkon këshilltaren: Dyshohet se babai i saj u përfshi në skandalin 2 milionësh

Zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës, Albulena Balaj-Halimi ka liruar nga detyra këshilltarën Hajrie Gashi për të cilën u raportua se babai i saj është i përfshirë në vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Zv.kryeministrja ka thënë se lirimin nga detyra e këshilltarës Gashi e ka parë të domosdoshme sepse sipas saj rasti është i rëndë, shkruan Periskopi.

“Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares.”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares.

Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!

Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm.

Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!

 

Shpërndaje në: