Zvicra luan baras me Danimarkën – Xhaka i plotë, Shaqiri zëvendësues

Zvicra luan baras me Danimarkën – Xhaka i plotë, Shaqiri zëvendësues

Danimarka dhe Zvicra kanë luajtur baras në një miqësore të zhvilluar sonte në Kopenhagë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Parken” përfundoi baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.

Granit Xhaka ishte titullar te “Helvetikët” dhe luajti për 90 minuta, kurse Xherdan Shaqiri hyri si zëvendësues në minutën e 76-të.

Minuta nuk pati për shqiptarin tjetër, Uran Bislimi.

Kombëtarja e Zvicrës pas tre ditësh do të zhvillojë miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj, ndaj Irlandës.

Ndërsa, Danimarka do të takohet me Ishujt Faroe.

Shpërndaje në: