Zvogëlohet shpejtësia e lejuar në pjesën ku ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari

Zvogëlohet shpejtësia e lejuar në pjesën ku ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Bullgarisë ka marrë vendim që të zvogëlojë shpejtësinë e lejuar në autostradën e Strumës, aty ku para pak ditësh ndodhi aksidenti tragjik me autobus, ku mbetën të vdekur 46 persona, ka bërë të ditur ministrja rajonale, Violeta Komitova.

Sipas saj, rruga nuk është aq e gjerë sa të shpallet autostradë, duke shtuar se nuk e kupton pse shpejtësia maksimale në vitin 2013 është rritur nga 90 km/orë në 120 km/orë.

“Nuk kemi asnjë shpjegim nga kompania pse nuk e kanë bërë shënimin në kohën e duhur. Në një kohë të tillë do të vazhdojmë punën, por jo me cilësinë që na duhet. Në pranverë gjërat do të ndërtohen siç duhet”, tha Ivaylo Dençev nga RIA në një konferencë për incidentin në autostradën e Strumës.

“Ajo që na shqetëson është se pjerrësia e kthesave është pak më shumë se 4%, gjë që tregon se shpejtësia e lejuar për kthesa të tilla është 90 km/h”, shtoi Vladi Kalinov, ekspert rrugor.

Shpërndaje në: