Shkencëtarët: Brenda një dekade, robotët për seks do jenë të zakonshëm (Video)

Shkencëtarët: Brenda një dekade, robotët për seks do jenë të zakonshëm (Video)

Një robot seksi real do të sjellë një revolucion social dhe teknologjik në Britani, parashikojnë ekspertët.

Ndërsa kjo mund të duket si fanta-shkencë, makinat janë duke u bërë gjithnjë e më të sofistikuara dhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme seksi me robot apo android do të bëhet më i zakonshëm, thonë shkencëtarët.

Por politikanët dhe publiku kanë duhet të kuptojnë marrëveshjen me çështjet etike që robotët e seksit do të paraqesin për shoqërinë dhe marrëdhëniet, transmeton Indeksonline.

Ky ishte paralajmërimi nga Noel Shrkey, profesor i inteligjencës artificiale dhe robotike në Universitetin e Sheffield.

Shkencëtarët të cilët mbështesin këtë “iniciativë” thonë se përdorimi i robotëve për seks do të jetë shumë i dobishëm për njerëzit e vetmuar apo për ata që janë të paaftë për të krijuar një marrëdhënie.

Ka rreth pesë krijues të robotëve seksi në të gjithë botën, me çmime që variojnë nga rreth 4 mijë euro deri në 11 mijë euro të modeleve më “luksoze” .

Por, ndërsa ata anë duke i bërë këto modele gjithnjë e më realiste, shkencëtarët pohojnë se brenda 50 viteve do të ketë edhe robotë të cilët do jenë në gjendje të lëvizin dhe të flasin në mënyrë spontane si një partner dhe do kenë shprehje të fytyrës që do të duken me të vërtet njerëzorë.

Robotët seksi do jenë gra, për shkak se sipas hulumtimit thuhet se meshkujt janë më të gatshëm për të bërë seks me një robot se sa gratë.

Raporti gjithashtu tregon se shumica besojnë se përdorimi i një teknologjie të tillë mund të cojë në “izolim social”.

Shpërndaje në: