Zgjedhjet opsion i pashmangshëm/ Ymeri: Askush s’e ka shumicën

Zgjedhjet opsion i pashmangshëm/ Ymeri: Askush s’e ka shumicën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur për takim nesër (e premte), në ora 14:00 liderët e partive politike.

Këtë takim e ka konfirmuar të gjithë  partitë në vend.

Për këtë çështje analisti politik, Visar Ymeri, në një prononcim për Periskopin ka treguar se i vetmi opsion janë zgjedhjet.

“Gjykuar nga deklarimet publike te partive politike i vetmi opcion për të cilin janë të interesuar të gjithë janë zgjedhjet. Propozimet tjera pastaj të ndërmjetme si miratimi i buxhetit etj. nuk janë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Rrjedhimisht Kuvendi nuk ka mundësi të marrë vendim që nuk përshtatet me rregullat ligjore e procedurat e Kuvendit”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga liderët e partive politike që të tregojnë nëse i kanë shumicën parlamentare për të formuar Qeverinë.

“Në takimin me Presidenten liderët duhet të tregojnë nëse kanë shumicë parlamentare për Qeveri (cilado prej partive), dhe nëse jo të flasin për datën e zgjedhjeve. Deri tash i kemi dëgjuar të gjithë ta thonë publikisht se nuk kanë shumicë dhe se nuk janë duke punuar për ta arritur një shumicë”, tha Ymeri për Periskopin./Periskopi/

Takimi konsultativ me krerët e partive politike, flasin nga Presidenca

 

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes

Abdixhiku shkon nesër në takimin e thirrur nga presidentja

Haradinaj shkon në takimin e nesërm të ftuar nga Osmani

Limaj i thotë ”po” takimit me presidenten Osmani

 

Shpërndaje në: