Turqit nuk i thanë ‘tamam’ Erdoganit, ai u përgjigjet me ‘devam’ (vazhdojmë)

Turqit nuk i thanë ‘tamam’ Erdoganit, ai u përgjigjet me ‘devam’ (vazhdojmë)

Gjatë fushatës në Turqi, Recep Tayyip Erdogan kishte thënë se ai do të udhëhiqte deri sa turqit t’i thonin ‘tamam’ (mjaft). Nëse turqit do t’i thonin ‘devam’ (vazhdojmë) atëherë ai patjetër ‘duhej të vazhdonte’. Kjo shprehje e përdorur nga vetë Erdogan kishte bërë që miliona përdorues të Tëitter në Turqi dhe jashtë saj të nisnin fushatën ‘Tamam Erdogan’ (Mjaft Erdogan).

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, si duket, por edhe pas rezultateve të para, Erdogan ka shkruar në Facebook ‘devam’- vazhdojmë.

Ndërkohë pas rezultateve preliminare dhe numërimit të më shumë se 98 % të votave, Erdogan ka fituar rreth 52.79 % të votave.

Në vendin e dytë renditet Muharrem Ince, me 30.79 % të votave.

E media të afërta me Erdoganin raportojnë se tashmë liderë të Ballkanit kanë filluar urimet për fitoren e tij./Periskopi/

Shpërndaje në: