Albini i ngujuar në selinë e VV-së: Çka kishte bërë herën e fundit që u ngujua?

Albini i ngujuar në selinë e VV-së: Çka kishte bërë herën e fundit që u ngujua?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish është ngujuar në selinë e partisë së tij të quajtur ende Lëvizja Vetëvendosje. Por, njësoj ishte ngujuar edhe për zgjedhjet e 17 tetorit kur partia e tij doli se i kishte humbur më shumë se gjysmën e votave të fituara më 14 shkurt. 

Në zgjedhjet e balotazhit, Vetëvendosje arriti t’i fitonte vetëm katër komuna, duke u renditur kësisoj e pesta në Kosovë pas Listës Serbe [11], PDK-së [9], LDK-së [7] dhe AAK-së [5].

Kjo duket se nuk po i pëlqen aspak kryeministrit Kurti, dhe ka shumë zëra që po i kërkon dorëheqjen për shkak të mungesës  së legjitimitetit dhe besimit popullor.

Por, çka kishte bërë Kurti që ishte ngujuar në parti edhe herën e kaluar.

Tash e më shumë se pesë orë e gjysmë, Kurti vazhdon të jetë në seli, por ky veprim kishte ndodhur edhe mbrëmjen e 17 tetorit.

Më 17 tetor, Kurti doli se kishte qenë me Boiken Abazin, zyrtar i lartë i VV-së që më vonë u mësua se kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të VV-së në Shqipëri pas rezultateve zhgënjyese në Zgjedhjet e 17 prillit.

“Të dielen e kaluam bashkë me Albinin në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje!” Ndoqëm mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe diskutuam gjatë: për të ardhmen e Kosovës e Shqipërisë, nevojën për reforma në institucione dhe ekonomi, progresin shoqëror e mbarëkombëtar që nuk përjashton asnjë qytetar, çështje të ndryshme organizative të Lëvizjes Vetëvendosje, e deri te raportet gjeopolitike në botë.” – kishte thënë z. Abazi.

Nuk dihet se me kë z. Kurti ka mbetur duke diskutuar aktualisht. /Periskopi 

 

Shpërndaje në: