Ambasada e ShBA-ve: Të papranueshme sulmet ndaj policëve të Kosovës

Ambasada e ShBA-ve: Të papranueshme sulmet ndaj policëve të Kosovës

Ambasada e ShBA-ve ka pasur një qëndrim mjaft të relaksuar e të mirë për Kosovën për aksionin në Veri të Kosovës.

“SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës për Express, përcjell Periskopi.

Ndërsa, reagim krejtësisht tjetër ka pasur kryediplomati i BE’së, Josep Borell, i cili ka thënë janë të papranueshme veprimet e njëanshme që cënojnë sigurinë.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.

Shpërndaje në: