Banda shqiptare që vidhte shtëpitë e pasura britanike vihet në pranga

Banda shqiptare që vidhte shtëpitë e pasura britanike vihet në pranga

Gjatë aksionit të koduar “Operacioni Mbretëror”, mësohet se në pranga kanë rënë 5 shqiptarë, 3 burra dhe dy gra, të cilët janë arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë pasi u kapën në flagrancë në një ndërtesë në Marbella, raporton britanikja Express, përcjell syri.

Pesë të arrestuarit, të moshës 21 deri 39 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar janë arrestuar në resortet turistike të Grandas dhe Torremolinos.

Policia gjeti 20 automjete të vjedhura të cilat iu kthyen pronarëve të ligjshëm, si dhe 4 ora projektuese, unaza diamanti si dhe mbi 9 mijë paund.

Sipas hetuesve, rreth 1/3 e 73 viktimave të bandës shqiptare ishin britanikë. Shumë prej tyre ishin me pushime dhe po qëndronin në shtëpitë luksoze në Nueva Andalucia afër Marbellas.

Shpërndaje në: