Bayerni vendos për zëvendësuesin e Lewandowski, gati 120 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Bayern Munich luan në dy tavolina, nga njëra anë i rezistojnë shitjes së Robert Lewandwoskit duke mos shkuar për të takuar Barcelonën, nga ana tjetër lëvizin për të gjetur zëvendësuesin e tij aq shumë sa në gjermani flasin për 120 milionë euro të akorduara, një sulmues i ri që nuk të bën të pendohesh për 238 golat e shënuar në 254 ndeshje nga polaku.

Sipas “Bild”, klubi gjerman ka piketuar sulmuesin nigerian të Napolit, Victor Osimhen. Në realitet, De Laurentis ka vendosur dhe nuk i ndahet shifrës së dhënë për kartonin e Osimhen. Klubi që kërkon shërbimet e sulmuesit nuigerian duhet të paguajë plot 110 milionë euro.

Bayern Munich do të tentojë të bindë Napolin me 120 milionë euro dhe më pas do të ulet të bisedojë me Barcelonën për Lewandowskin.