BE-ja pritet t’i shtrëngojë sanksionet ndaj Iranit pas sulmit mbi Izraelin

BE-ja pritet t’i shtrëngojë sanksionet ndaj Iranit pas sulmit mbi Izraelin

Foto: Ilustrim

Bashkimi Evropian është pajtuar për të shtuar sanksionet mbi prodhuesit iranianë të dronëve dhe raketave.

Lëvizja pritet që të pasojë pas sulmit të paprecedentë të Tehranit mbi Izraelin. “Është shumë me rëndësi për të bërë gjithçka për ta izoluar Iranin”, ka thënë Charles Michel, president i Këshillit Evropian, raporton BBC.

Blloku tashmë ka në fuqi një mori sanksionesh kundër Irani, përfshirë atë për shitjen e dronëve te Rusia që po përdoren në luftën kundër Ukrainës.

 

Për këto sanksione BE-ja është pajtuar gjatë samitit në Bruksel që shënoi takimin e parë të bllokut 27 anëtarësh që prej Irani nisi sulmin ndaj Izraelit.

Deri më tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë deklaruar se do të vënë sanksione që do të pasojnë në ditët në vijim.

Shpërndaje në: