Bekim Jashari për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren: Ne shqiptarët jena mësuar veç kritika me dhënë

Bekim Jashari për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren: Ne shqiptarët jena mësuar veç kritika me dhënë

Familja Jashari nga Prekazi ndihet falënderuese që në Ditën e Flamurit kosovarët po mendojnë për të bëmat e paraardhësve të tyre.

Nipi i Adem Jasharit ka folur pas kritikave rreth shtatores së komandantit legjendar e cila u zbulua sot në Prizren.

“Ne shqiptarët jena mësuar veç kritika me dhënë gjithë”, nisi Jashari.

“Unë mendoj se sot e ka pasur vlerën e vetë, simbolikën e vetë në këtë datë të caktuar, në ditëlindjen e tij, në ditën e Flamurit. Unë isha atje dhe i falënderova të gjithë edhe skulptorin për punën që ka bërë”, tha Jashari .

Shpërndaje në: