E çuditshme: Messi shpallet “Lojtari i Ndeshjes” pavarësisht humbjes në finale

E çuditshme: Messi shpallet “Lojtari i Ndeshjes” pavarësisht humbjes në finale

Barcelona është mposhtur në finale të Copa del Rey nga Valencia, me rezultat 2-1, të shtunën mbrëma.

Blaugranët e gjetën veten në disavantazh prej 2-0 pas vetëm 33 minutave lojë, shkruan Periskopi.

Fillimisht Kevin Gameiro shënoi për t’i dhënë epërsinë e parë Valencias në minutën e 21-të, para se Rodrigo të dyfishonte shifrat në minutën e 33-të.

Krejt çka bëri Barça në vazhdim ishte të shënonte një herë me anë të Lionel Messit në minutën e 73-të.

Sidoqoftë, pas vërshëllimës së fundit “Whoscored” ka dalë me vlerësimet e lojtarëve dhe e drejtë të themi se janë mjaft të çuditshme.

Messi, sipas gjigantit të statistikave, ishte “Lojtari i Ndeshjes”, pavarësisht se u mposht në finale.

Superylli argjentinas u vlerësua me notën 9.1.

Lojtari me vlerësimin me të ulët ishte portieri i katalunasve, Jasper Cillessen (5.7).

Më poshtë, vlerësimet e plota nga “Whoscored”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: