Ekonomia e Kosovës më 2021: Qasje pa plan e Qeverisë Kurti, rritje çmimesh e mirëmbajtje e varfërisë

Ekonomia e Kosovës më 2021: Qasje pa plan e Qeverisë Kurti, rritje çmimesh e mirëmbajtje e varfërisë

Zhvillimi i pashembullt ekonomik i përmendur nga kryeministri Kurti nuk u përkthye në ngritje të mirëqenies për popullin e thjeshtë. Edhe pse ky vit [i dyti me pandemi] ishte më produktiv sa i përket veprimtarisë së bizneseve, rritja enorme e çmimeve, kriza energjetike dhe telashet tjera shkaktuan ankth të madh financiar. Politikat dhe intervenimet e Qeverisë Kurti, në anën tjetër, po konsiderohen të pamjaftueshme dhe pa plan strategjik.

Qytetarët e Kosovës kanë pritur një rritje të perspektivës ekonomike dhe një ulje të ankthit të tyre financiar gjatë vitit 2021. Kjo nënkuptonte, rritje të vendeve të punës, më shumë projekte kapitale, rroga më të mëdha, punë më të sigurta dhe kursime më më të larta.

Ja si u rritën çmimet në muajin shtator 2021

 

Por, e gjithë kjo megjithatë mbetet peng i varësisë së Kosovës nga remitencat e diasporës dhe nga mungesa e diversifikimit ekonomik.

A ndryshoi diçka më 2021?

Sipas Raportit të Progresit për vitin 2021, mjedisi i biznesit në Kosovë ka pasur pak përmirësim. Por, pak! Zhvillimi i sektorit privat mbetet i kufizuar nga ekonomia e përhapur informale.

Çka thotë ekonomisti dhe ish politikani i njohur Dardan Sejdiu për gjendjen ekonomike në vend gjatë këtij viti?

Dardan Sejdiu – Ishte pjesë e VV’së deri më 2018

 

Sejdiu për Periskopin ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë lloj intervenimi serioz në strukturën ekonomike të Kosovës. Sipas tij, Qeveria aktuale nuk ka ndryshuar fare nga paradigma e qeverive të kaluara dhe se e ka treguar veten të dobët.

Atë që e sheh më serioze Sejdiu, është se ky vit po përfundon me rreth 700 milionë euro mbetje nga buxheti i shtetit, e të cilat do të mund të investoheshin në sektorë të ndryshëm.

“Mund të bësh çfarëdolloj pakosh, por 700 milionë euro nuk janë lëshu në qarkullim edhe nuk ka pasë investime publike. Kjo është e kundërta e mendimit që e kanë ata që flasin për shtetin zhvillimor dhe një ekonomi kundërciklike. Goja e kësaj qeverie është plot intervenim, por në fakt kemi pa një tkurrje dhe një konservatorizëm të jashtëzakonshëm sa i përket qasjes në intervenim direkt në ekonomi.” – Dardan Sejdiu

Konservatorizmi ishte qasja ekonomike që i përshkruhej qeverive të mëhershme të Kosovës, asaj Haradinaj, asaj Mustafa e asaj Thaçi II e I.

Pandemia pati ndikim të madh në ekonomi

 

Edhe Dardan Sejdiu vlerëson që ngritja ekonomike e sivjetme nuk është parametër matës pasi mirëqenia qytetare mbetet e njëjtë.

“Ka vende që e kanë GDP të jashtëzakonshme por që kanë pabarazi të mëdha. Kur një qeveri që vije në pushtet  me një paradigmë socialdemokrate, me një koncept zhvillimor ekonomik, suksesin e matë prej optikës neo-liberale atëherë normalisht që kemi pikëpyetje të mëdha. Pra, nuk është që ka një intervenim serioz strukturor ekonomik, nuk është që kemi një vizion të qartë  për vitet e ardhshme’’.

Sejdiu mendon se kjo qeveri lë shumë për të dëshiruar. Ndërkohë jep rekomandime se çka do të mund të bëhej tutje në përmirësimin dhe avancimin e ekonomisë së vendit.

“Duhet me pasë një vizion të qartë ku po e çon ekonominë. Pa një vizion nuk ka as planifikim adekuat. Rrugën e korrigjimit e shohim vetëm kur të na prezantojnë një plan për zhvillim. Cili është ai, cilët sektorë do të zhvillohen, si do të orientohet struktura ekonomike e këtij vendi, çka do të investojmë në arsim, çka në ekonomi? Pra, ku do ta shohim Kosovën pas 4 vitesh” – ka thënë Sejdiu për Periskopin.

Hekuran Murati – ministër i Financave dhe Transfereve në Qeverinë Kurti II

 

Natyrisht, gazetarja e Periskopit nuk ka pasur përgjigje në këto pyetje të z. Sejdiu, përgjigje të cilat duhet t’i ofrojë kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit, muajt e fundit është fryrë për rritjen e remitencave, por për Sejdiun nuk ka hair prej tyre.

“Këto nuk kanë të bëjnë me ndonjë politikë qoftë në aspektin e atyre fiskale… është thjesht sjellje postpandemike e secilit qytetar i cili ka qenë i mbyllur për një vit.”

Ministri i Financave përgjatë vitit ka prezantuar dy pako të rimëkëmbjes, njëra prej së cilave kapte vlerën mbi 400 milionë euro. Megjithatë, plot sektorë kanë mbetur të pakënaqur me mbështetjen, siç janë ato të bizneseve, gastronomisë e hotelerisë.

Albin Kurti – kryeministër i Kosovës

 

Në këto kohë kur shumë qytetarë ndihen të pasigurt pas krizës energjetike dhe rritjes alarmante të çmimeve, nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e vendit në vitin që po vjen./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: