Haaland do të kthehet më herët sesa mendohej – gati për ndeshjen me Bayern

Periskopi.com Sporti

Erling Haaland do të dalë kundër çdo parashikimi dhe të kthehet në fushat e blerta më herët sesa pritej.

Gjiganti norvegjez i sulmit të Borussia Dortmund, Erling Haaland është në rrugë të mirë që të bëjë rikthimin e tij.

Skuadra e Dortmund ka konfirmuar se Haaland do të udhëtojë për ndeshjen kundër Wolfsburg, të cilën skuadra e luan të shtunën, përcjell Periskopi.

Ky fakt bën të ditur se norvegjezi do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e 4 dhjetorit, ndaj Bayern Munich.

Madje, më 4 dhjetor Haaland pritet të jetë edhe me minuta në dispozicion, pasi deri atëherë mund të kompletojë seanca stërvitore.

Haaland është në mesin e lojtarëve kyç te Dortmund dhe do të jetë një shtysë e madhe për ‘Der Klassiker’. /Periskopi/