Haradinaj pret në takim Lajçakun: E domosdoshme përfshirja e SHBA’së në dialog

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tha se e falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij dhe të BE-së në procesin e dialogut, p0ër të cilin tha se është i rëndësishëm për Kosovën.