Ia huq Presidentja, nuk dihet a ka shpallë sot ditë zije (dita e martë) apo nesër më 17 prill

Ia huq Presidentja, nuk dihet a ka shpallë sot ditë zije (dita e martë) apo nesër më 17 prill

Presidentja Vjosa Osmani, ka vendosur të shpallë ditë zie në kujtim të grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.  Në vendimin e publikuar nga ajo, nuk dihet nëse ka shpallur ditë zie (sot, e martë) apo nesër (e mërkurë 17.04.2024), shkruan Periskopi.

Në pikën 2. të këtij vendimi thuhet kështu;

“Zija shtetërore nga pika 1 e këtij vendimi zgjatë gjatë ditës së martë, më 17.04.2024.”

Pra, vendimi thotë që “zija shtetërore zgjatë gjatë ditës së martë, por më pas thuhet më 17.04.2024, që në fakt i bie ditë e mërkurë.

Sot, ditë e martë, datë 16.04.2024, një burrë ka vrarë gruan e tij në banesën ku po jetonin.

Brenda katër ditëve në Kosovë dy gra kanë mbetur të vrara nga burrat e tyre./Periskopi/

Si dështoi Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla në blerjen e byzylykëve elektronikë që mbrojnë gratë nga dhunuesit

Shpërndaje në: