Kjo ishte shumë e frikshme – Festa e ekipit argjentinas pothuajse u shndërrua në një tragjedi, lojtarët shpëtuan mrekullisht

Kjo ishte shumë e frikshme – Festa e ekipit argjentinas pothuajse u shndërrua në një tragjedi, lojtarët shpëtuan mrekullisht

Festa e madhe e lojtarëve të Belgranos pas rikthimit në elitën e futbollit argjentinas për pak sa nuk rezultoi në një fatkeqësi të madhe.

Gjegjësisht, lojtarët, të hipur në një autobus të hapur, duke përshëndetur tifozët, për pak goditën me kokë urën nën të cilën po kalonin.Videoja duket vërtet e frikshme.

Autobusi i festës mezi kaloi poshtë urës dhe vetëm reagimi i lojtarëve parandaloi një tragjedi, përcjell GazetaBlic Sport.

Shoferi bëri një gabim. Lojtarët thuajse u shtypën dhe tifozët që po filmonin të gjithë përjetuan një tronditje të vërtetë. U dëgjuan edhe britmat e tifozëve të shumtë të pranishëm.

Festa zgjati më shumë se katër orë pas fitores ndaj skuadrës Brown de Adrogue (3:2).

VIDEO

Shpërndaje në: