Konjufca mendon se nuk duhet me e shkarku Rakiqin: Serbia ta bjen tjetrin pas 24 orëve

Konjufca mendon se nuk duhet me e shkarku Rakiqin: Serbia ta bjen tjetrin pas 24 orëve

Kryeparlamentari Glauk Konjufca për veprimet anti-Kushtetuese të zv/kryeministrit Goran Rakiq thotë se nuk duhet të shkarkohet, sepse Serbia ta dërgon tjetrin të njëjtë menjëherë, transmeton Periskopi.

E shkarkon, tjetrin ta bjen mas 24 orëve. Vjen në një situatë unë nuk po e kuptoj argumentin tuaj cka po doni me argumentu. Listën Serbe prej pjesëmarrjes ne qeveri s’ke me mujt me hjek. Tash a e shkarkoj Albini, e cili vjen tjetri, nuk bëhet kurrëgjë edhe nëse e përjashton.’’, ka thënë ai në Debat Plus.

Tutje Konjufca tha se  Zajednica nuk do të bëhet kurrë.

‘’Kosovës nuk i duhet kurrfar Asociacioni, as kësi as asi’’/PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: