Kosova është bërë pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët Evropian

Kosova është bërë pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët Evropian

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se tashmë Kosova është bërë pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët Evropian (Single Market Programme).

Përmes këtij programi, iu hapet mundësia kompanive kosovare, përfshirë këtu edhe shoqatat e ndryshme të biznesit, që të aplikojnë dhe në të njëjtën kohë edhe të përfitojnë nga thirrjet që ky program ofron për bizneset evropiane, përcjell Buletini Ekonomik.

Single Market Program apo Programi për Treg të Përbashkët Evropian synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (SME), mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave si dhe përmirësimin e sektorit financiar, bëjnë të ditur tutje nga ministria.

“Hapet mundësia për përfitim nga Programi i Tregut të Përbashkët (EU Single Market Program), me financim nga Bashkimi Evropian. Nga tani kompanitë kosovare përfshirë edhe shoqatat e bizneseve mund të aplikojnë në thirrjet e hapura nga Programi i Tregut të Përbashkët”, thuhet në njoftimin e MINT.

I gjithë Programi i Tregut të Përbashkët pritet të mbështesë sektorët e sipërpërmendur me një buxhet prej 4.2 bilionë euro për periudhën 2021-2027.

Kurse për format e aplikimit, ministria thotë se ditëve në vazhdim do t’iu ofrojnë informacione shtesë qytetarëve.

Ky Program i Tregut të Përbashkët (EU Single Market Program), është financim nga Bashkimi Evropian.

Shpërndaje në: