Krasniqi i viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Pa dyshim, dielli do të lind përsëri

Krasniqi i viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Pa dyshim, dielli do të lind përsëri

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se ani pse janë të kufizuar, ata do të jenë gjithmonë të pathyer.

Krasniqi thotë se qëndrimi i padrejtë i Thaçit e Veselit në Hagë, rikujton sakrificat e popullit të Kosovës që vazhdon të paguaj.

“Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer.

Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe.
Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë – që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh.
Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë”, shkruan ai./Periskopi

Shpërndaje në: