Krasniqi pas takimit me Ramën: I rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, Shqipëria të luaj rol ndihmës për situatën në veri

Krasniqi pas takimit me Ramën: I rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, Shqipëria të luaj rol ndihmës për situatën në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë.

Kreu i qeverisë shqiptare ka qenë për vizit te kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka falënderuar kryeministrin Rama dhe e vlerëson si të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit me dy vendeve.

Kreu i PDK-së ka përsëritur se mbështesin plotësisht vendimin e qeverisë për targat.

Ky është postimi i Memli Krasniqit:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i urova mandatin e tretë me radhë si udhëheqës i Qeverisë së Shqipërisë.Duke shprehur falënderimin për urimet e z. Rama me rastin e zgjedhjes time në krye të PDK-së, shpreha vullnetin tim dhe të përhershëm të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë.PDK e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, për çfarë u pajtuam për nevojën e forcimit të mëtejmë të lidhjes dhe koordinimit aq të nevojshëm në mes nesh. Për këtë qëllim, konsideroj se mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si format i iniciuar nga periudha e qeverisjes së PDK-së, duhet të vazhdojë e të zgjerojë temat e rëndësisë së përbashkët.Gjatë takimit biseduam për situatën e brendshme politike, menaxhimin e pandemisë, si dhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.Vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat, e konsiderojmë të drejtë dhe legjitim. Por, shpreha shqetësim për tendencën nga ana e Serbisë për të përshkallëzuar situatën, me ç’rast kërkova që Shqipëria të luajë rol ndihmës, si vend anëtar i NATO-s.Kryeministrin Rama e falënderova për ftesën që më bëri për vizitë zyrtare në Tiranë, të cilët do ta realizoj që në momentin e parë të mundshëm.

Shpërndaje në: