Limaj i bindur që në zgjedhjet e tjera Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit

Limaj i bindur që në zgjedhjet e tjera Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth mundësisë së shuarjes së këtij subjekti pas mos kalimit të pragut në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se kjo nuk do të ndodhë, përkundrazi ka thënë se Nisma do të jetë zë i fuqishëm opozitar, transmeton Periskopi.

“Nisma do të jetë zë i fuqishëm opozitar jashtë parlamentit. Përkundrazi, unë mendoj se Nisma ka ruajtur mjaft mirë votat në këtë situatë të pazakontë”, ka thënë Limaj në T7.

Në anën tjetër, ai ka thënë se në zgjedhjet e tjera Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e Kuvendit.

“Sigurisht që do të jemi pjesë e Kuvendit, kjo është e sigurt. Ne kemi qenë në rrethana të jashtëzakonshme dhe jemi mirë në krahasim me partitë e mëdha të cilat gjithashtu kanë pasur rënie. Në kushte normale, Nisma do të ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Limaj. /Periskopi/

Shpërndaje në: